Lajmet e fundit

Kadri Veseli, që mbanë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës e mori edhe një detyrë shumë të rëndësishme politike, drejtimin e partisë më të madhe në vend, të Partisë Demokratike të Kosovës.
Këshilli Drejtues i PDK-së, sot i dha Veselit mandatin për të qenë ushtrues detyre i të parit të partisë, deri në zgjedhjet e ardhshme për kryetar, që u tha se do të mbahen me 7 maj.
Ky ndryshim në PDK, vjen pasi Hashim Thaçi që ishte lider i saj për 18 vjet, që nga themelimi u bë President i Kosovës, e hoqi dorë nga posti partiak.
Ne profilin e tij në Facebook, Veseli iu falënderua Këshillit Drejtues, që i dha besimin për të udhëhequr me partinë deri në zgjedhjet e reja.
“Shpreh falënderim për Këshillin Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe strukturat drejtuese të saj, për besimin e dhënë. Partia Demokratike e Kosovës, do të vazhdoj të qëndrojë në ballë të proceseve të zhvillimit dhe fuqizimit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.