Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli bashkë me kandidatin e kësaj parti për kryetar komune në Ferizaj, Agim Aliu, sot vizituan kompaninë e këpucëve “Neë Geris” në Ferizaj, njofton Klan Kosova.
Aliu pati fjalë të mëdha për të parin e PDK-së dhe e njoftoi këtë të fundit se kjo kompani është një shembull për krijimin e vendeve të punës. Për më tepër, Aliu dha epitetin e fundit që punëson më shumti punëtor. Ai shpalosi planin e tij prej gjashtë pikave që pretendon ta realizojë në rast se zgjidhet kryetari i Ferizajt.
Aliu shtoi se në programin e tij ekonomik ka menduar edhe për politikat fiskale ku premtoi ulje prej 10% për të gjitha bizneset e kësaj zone.