Lajmet e fundit

Sot u bë inaugurimi i kompleksit memorial ‘’Baza e Parë e UÇK-së’’ në Podujevë.
Ndërsa aty i pranishëm ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili përshëndeti hapjen e këtij kompleksi memorial, duke thënë se çdo herë do të jemi krenarë me heronjt tanë, ata që dhanë jetën për këtë vend, njofton Klan Kosova.
‘’Ashtu si Prekazi në Drenicë, ashtu si Shqiponja në Gjakovë ishin bazat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.’’
‘’Ne jemi krenarë më heronjët tanë krenar me heronjt e kombit tonë" .
‘’Ne do të vazhdojmë denjësisht me zotimin dhe përkushtimin për ta integruar vendin tonë drejt Europës, integrimit në vendet Euro Atlantike.’’
‘’Do të vazhdojmë që të jemi edhe më të arsimuar dhe të jemi edhe më të fuqishëm për vendin tonë’’