Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka bërë një vizitë në kompaninë “Infrakos”, si dhe është duke udhëtuar me tren nga Fushë Kosova deri në Drenas.
Gjatë udhëtimit të tij Veseli ka bashkëbiseduar me udhëtarët duke dëgjuar hallet me të cilat përballen ata, njofton Klan Kosova.
Ndër të tjera Veseli ka premtuar që do të realizoj përmirësimin e hekurudhave dhe të trenave.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje është edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

