Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit njëherit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se fotografitë që i janë dhënë Flora Brovinës duken si një luftë speciale e Serbisë.
Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se publikimi i fotografisë nga deputetja Flora Brovina ka qenë një gabim i madh.
Veseli ka deklaruar se pavarësisht këtij rasti, Kosova nuk do të ndalet me themelimin e Tribunalit për krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit ka thënë se ka mijëra fakte dhe dokumente që serbët kanë kryer krime dhe përdhunime në Kosovë.
I pari i PDK-së ka hedhur dyshime se kjo mund të jetë një luftë speciale nga ata që nuk ia duan të mirën shqiptarëve.
“Krejt dukja është e një mekanizmi të luftës speciale e cila i targeton njerëzit e caktuar. Nuk kam dyshime te Flora Brovina. Nuk kam as ndonjë sinjal që të kem dyshime aq më tepër duke pasur parasysh jetën e saj. Por, pamja, dizajni i formës çka ka ndodhur është tipike për luftë speciale nga dikush që nuk i do shqiptarët”.
“Janë gjëra të rënda që kanë ndodhur që për besë na kanë goditur të gjithëve, por nuk do të na ndalin. Ky është një mesazh te familjet e viktimave të dhunës seksuale që ne nuk do të ndalemi”.
“Dyshojmë në Serbinë dhe argatët e dreqit. Ka shoqata sot që paguajnë para në Serbi me shpresën se do të gjejnë familjarët e tyre në burgjet e Serbisë”.