Lajmet e fundit
“Faleminderit futbollistëve tanë për dy fitoret dhe barazimin që na dhuruan sot, në ndeshjet që zhvilluan në Kosovë, në Francë dhe në Portugali. Me punë, sukseset nuk do të na mungojnë asnjëherë”, ka shkruar Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar futbollistët e grupmoshave të reja për rezultatet e arritura në ndeshjet e së martës mbrëma.
Në llogarinë e tij në Facebook, i pari i legjislativit ka falënderuar futbollistët, duke shtuar se me punë të vazhdueshme sukseset nuk kanë se si të mungojnë.
“Faleminderit futbollistëve tanë për dy fitoret dhe barazimin që na dhuruan sot, në ndeshjet që zhvilluan në Kosovë, në Francë dhe në Portugali. Me punë, sukseset nuk do të na mungojnë asnjëherë”, ka shkruar Veseli.
Përfaqësuesja U19 e Kosovës mposhti Sllovakinë 2:1 në Portugali për kualifikime për evropian, më pas Kosova A, përfaqësuesja kryesore, mposhti Burkina Fason 2 me 0 në Francë, ndërsa U21 arritën barazim pa gola kundër Gjermanisë në “Adem Jashari” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.