Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka lutur deputetët që faktet t’i dërgojnë në Prokurori të Shtetit, për secilën aferë korruptive në Kosovë.
"Faktet në prokurori, jo në Kuvendin e Kosovës", ka thënë Veseli gjatë seancës plenare, njofton Klan Kosova.
Këto komente të Veselit kanë ardhur, pas diskutimit që pati me deputetin Faton Topalli, i cili i ka akuzuar Qeverinë për skandalin e pasaportave.