Lajmet e fundit

Të premten është përuruar fabrika e re e ujit në fshatin Balincë të Komunës së Vushtrrisë.
Në përurimin e kësaj fabrike që u ndërtua me mjete të qeverisë, ka marrë pjesë edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli bashkë me kryetarin e Vushtrrisë, Bajram Mulakun, raporton Klan Kosova.
Me këtë rast, Veseli ka thënë se ishte Mulaku ai që i bëri shumë presion qeverisë që kjo fabrikë të ndërtohej dhe lëshimi në funksion i saj, është një lajm shumë i mirë për të gjithë vushtrriasit.
Ndërsa, Mulaku ka thënë se kjo fabrikë do të ketë kapacitet mbi 400 litra ujë në sekondë dhe do të furnizojë edhe 18 fshatra të reja të komunës së Vushtrrisë.
Pas një shume mjetesh që Qeveria e Kosovës i ka ndarë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, duke i ndarë një shumë 300 mijë eurosh, ka përfituar edhe Vushtrria.