Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ia ka dhënë një këshillë, kryesuesit të seancës së përbërjes së re parlamentare, deputetit të Vetëvendosjes, Adem Mikullovci.
“E kisha këshilluar që të mos bëjë gabime, sepse mbi partinë është Kosova”, ka thënë Veseli, duke e sugjeruar Mikullovcin që të mos bie nën presionin e partisë së tij - presion, që sipas Veselit, po i bëhet Mikullovcit nga Vetëvendosja.
Përndryshe Veseli e ka lavdëruar Mikullovcin për të cilin ka thënë se e ka dëshmuar kombëtarisht vetën qysh moti.
Këto deklarime lideri i listës së koalicionit PAN i ka bërë për TV Besa gjatë një vizite në Prizren, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.