Lajmet e fundit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli bashkë në kandidaten e partisë së tij për kryetare të Mitrovicës kanë vizituar disa biznese në Parkun e Biznesit.
Në këtë vizitë, Idrizi premtoi se me ardhjen e saj në pushtet do t’i mbështesë të gjitha këto biznese duke premtuar se do t’i përkrahë qoftë me subvencione, uljen e taksave si dhe me zhvillimin e projekteve pro bizneseve, njofton Klan Kosova.
Përkrahje të tillë ka ofruar edhe Veseli i cili ka ftuar bizneset që ta përkrhain kandidaten e PDK-së për Mitrovicën sepse sipas tij, me Valdete Idrizin do të zhvillohen bizneset e Mitrovicës.