Lajmet e fundit

Koalicioni i tyre parazgjedhor bëri shumë bujë dhe madje duket se lëvizi krejt skenën politike.
E të dy, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj u panë sot bashkë për herë të parë pas nënshkrimit të këtij koalicioni parazgjedhor për shumë kë të papritur e që u nënshkrua mbrëmë në orët e vona, pak para se të përfundonte afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore pranë KQZ-së.
Veseli dhe Haradinaj kanë qenë së bashku në Jabllanicë të Gjakovës ku u përkujtuan 33 dëshmorët e rënë, derisa të dy kanë vënë kurora lulesh në memorialin përkujtimor, njofton Klan Kosova.
Të dy këtu përpos që u panë shumë të afërt, nuk e lanë pa folur edhe për njëri-tjetrin.
Veseli madje e ka quajtur Ramush Haradinajn "nip të shqiponjës" duke iu referuar edhe si kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
E Haradinaj foli edhe për temat e ndjeshme aktuale në vend ku mes të tjerash tha se kufiri i Kosovës është na Çakorr ndërsa sipas tij, nuk do të ketë vend për Asociacion e as për Serbi në Kosovë.