Lajmet e fundit

E pritën momentin e fundit, për ta bërë publike marrëveshjen.
E falë kësaj ujdie të orëve të vona midis Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës, Kadri Veseli i lëshoi rrugë Ramush Haradinajt, në kandidimin për postin e kryeministrit.
Veseli pati fjalë të mëdha për Haradinaj ashtu si edhe për vëllezërit e tij, që ranë për liri, njofton Klan Kosova.
Por, pavarësisht këtyre lavdatave, Haradinaj nuk lëshon pe karshi Demarkacionit.
Kronikë nga Enis Reçica.