Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputeti i LDK-së, Lumit Abdixhiku kanë pasur një përplasje verbale, derisa është debatuar për buxhetin për veteranët.
“Ti je personi që ke fryer listat e veteranëve”, iu ka drejtuar Abdixhiku, Veselit, njofton Klan Kosova.
Veseli ka ftuar Abdixhikun që të shkojë në Prokurori nëse ka fakte.
“Ti e urren UÇK-në” i ka thënë ai, Abdixhikut.
Në kundër replikë Abdixhiku ka thënë: "Te cili prokuror të shkoj, te Bahri prokurori që e keni emëruar me telefon a?"