Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot takim me gratë e PDK-së në Lipjan ku ka paraqitur vizionin e tij për rritjen e rolit të grave në vendimmarrje.
Veseli ka thënë se në qeverinë e ardhshme që sipas tij do ta udhëheqë ai, pjesëmarrja e grave do të jetë shumë më e madhe.
“Gratë kanë dhënë një kontribut të madh në çdo etapë të rëndësishme të vendit tonë, gjatë qëndresës ndaj okupatorit, në luftën për liri dhe sot në shtet-ndërtim”.
“Jam i bindur se do të kenë një rol vendimtar në luftën ndaj korrupsionit që do të zhbllokojë potencialet zhvillimore të Kosovës. PDK është lidere në Kosovë për sa i përket përfshirjes së grave në vendim-marrje. Në qeverinë time të ardhshme pjesëmarrja e grave në qeveri do të rritet edhe më shumë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.