Lajmet e fundit

Kryekuvendari Kadri Veseli me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës.
"Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, kudo ku ata jetojnë e punojnë, në atdhe e diasporë, urime Dita e Pavarësisë. Nderim për të gjithë ata që në kohë e rrethana të ndryshme, dhanë çdo gjë për këtë ditë. Dita e pavarësisë është ditë e unitetit dhe dinjitetit. Le të jetë e tillë edhe në këtë 8 vjetor të shtetit tonë, Republikës së Kosovës" ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.