Lajmet e fundit
“Kosova ka nevojë në përkushtimin tuaj në transformimin politik për atdheun tuaj që të ecim përpara në integrimet euroatlantike, për me ec fuqishëm drejt kësaj rruge", u ka thënë Veseli përfaqësuesve të diasporës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se diaspora nuk duhet të shihet si remitenca, por si dije dhe potencial për zhvillim.
Gjatë adresimit në seancë solemne para përfaqësuesve të diasporës, Veseli tha se diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e rezistencës dhe lirisë së Kosovës.
“Dua të falënderoj gjithë diasporën e shqiptarëve nga republika e Maqedonisë që kanë dhënë kontribut në lirinë dhe pavarësinë tonë. Është një rast i veçantë të ju drejtohem ju që përfaqësoni diasporën tonë që në momentet më të rënda diaspora ka qenë një nga kontribuuesit më të mëdhenj të mbijetesës tonë”.
“Ju po kontribuoni duke qenë pjesëmarrës aktiv edhe në jetën tonë edhe në dimensionin social, diaspora jonë ka evoluar shumë duke qenë e fuqishme edhe në fushën e ndërrmarrësjsë dhe në fushën intelektuale ku pjesëtarët e diasporës janë bërë avokatë, politikanë përveç ndërmarrës”.
“Kosova ka nevojë në përkushtimin tuaj në transformimin politik për atdheun tuaj që të ecim përpara në integrimet euroatlantike, për me ec fuqishëm drejt kësaj rruge".
"Shpreh zotimin institucional në emër të kuvendit dhe deputetëve do të jemi përkrah jush, do ju dëgjojmë, përmes një bashkëpunimi të përbashkët që e kemi mund të arrijmë në konkluzione që janë profitabile për qytetarët tonë”.
Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën.