Lajmet e fundit

Kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë se tryeza e sotme e përbashkët e subjekteve politike parlamentare, e mbajtur me iniciativën e presidentes Atifete Jahjaga, është një hap pozitiv në drejtim të shtensionimit të situatës politike në vend.
"E përgëzoj Presidenten Jahjaga për këtë inciativë të saj dhe njëkohësisht e inkurajoj që të vazhdoj edhe më tutje, që në këtë mënyrë, të ndihmoj dialogun e domosdoshëm në mes pozitës dhe opozitës, në funksion të tejkalimit të situatës së krijuar" ka thënë ai në një deklaratë dërguar mediave.
Sipas shefit të Kuvendit, dialogu institucional është rruga e vetme e ecjes përpara të vendit tonë.
"Qytetarët e Republikës së Kosovës e presin këtë nga të zgjedhurit e tyre" ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.