Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka dënuar vrasjen e gruas nga bashkëshorti i saj në Prizren.
“Ngjarja e rëndë e vrasjes në Prizren, është një akt i papranueshëm të cilin e dënoj fuqishëm. Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave, janë fenomene që shkojnë ndesh me vlerat tradicionale të familjes sonë si dhe me të drejtat themelore të njeriut”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Gratë në Kosove kanë qenë në vazhdimësi subjekt i diskriminimit, abuzimit e dhunës. Me këtë rast i bëj thirrje policisë dhe institucioneve të drejtësisë që të japin përgjigjen e merituar për këtë rast të dhimbshëm dhe që çështjet që lidhen me dhunën ndaj grave ti trajtojnë me përparësi dhe përkushtim të veçantë”.
“Neglizhenca dhe indiferenca e institucioneve shtetërore të ligjit ndaj grave të kanosura apo thirrjeve të grave për ndihmë, nuk do të tolerohen më”.
Më shumë rreth këtij rasti:
https://klankosova.tv/ky-eshte-vendi-ku-u-vra-gruaja-ne-prizren-foto/
https://klankosova.tv/gruaja-e-vrare-ne-prizren-eshte-nena-e-keshilltares-se-ramush-haradinajt-foto/
https://klankosova.tv/prizren-bashkeshorti-vret-gruan-e-tij/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.