Lajmet e fundit

Në 35 vjetorin e demonstratave studentore te vitit 1981, Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka pritur në takim organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtyre demonstratave.
Veseli vlerësoi lartë kontributin e gjithë atyre, të cilët me veprimtaritë e tyre të ndryshme ndihmuan që kjo lëvizje të ndryshojë fatin e Kosovës.
Ai po ashtu tha se pa demonstratat e 81-shit Kosova nuk do te ishte këtu ku është sot dhe vlerësoi që këto demonstrata kanë qenë si nismëtare edhe të themelimit te UÇK-së, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, njeri prej organizatorëve te Lëvizjes Studentore, që më pas u shndërrua ne lëvizje politike, Kadri Kryeziu, shprehu mirënjohje për të parin e legjislativit kosovar për pritjen që ai i beri sot, dhe tha se është mirë që në këso raste ata të përkrahen për kontributin e tyre të dhënë në këto demonstrata.