Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pa ndërprerjes së seancës parlamentare nga partitë opozitare, ka thënë se parlamenti nuk është një vend ku mund të luhet sikur në teatër dhe të krijohen skena dramatike.
“Kuvendi s’është teatër. Nuk do t’i lejojmë këto parti që t’ia imponojnë vullnetin e tyre shumicës”.
Këtë deklaratë ai e ka bërë duke iu adresuar mediave, pasi seanca u ndërpre nga deputetët opozitarë, ku po ashtu ka shtuar se bllokimi i punës së Kuvendit është i dëmshëm për shtetin.
“Po flasim për një situatë ku po vështirësohet nxjerrja e ligjeve për qytetarët e këtji vendi. Përgjegjësia ime është që të mos lejoj bllokimin e kuvendit. Ne patëm një mbledhje pas anulimit të seancës dhe ishte vendim unanim i kryesisë së kuvendit që të kemi zhbllokim të situatës dhe normalitet në këtë institucion”.
Veseli po ashtu është zotuar se nuk do të lejojë që të shpërthejë dhuna, si shprehje e pakënaqësive politike duke u shprehur se demokracia nuk arrihet me stupc por me punë.
“Qytetarët tanë janë mjaft të pjekur dhe kanë sakrifikuar mjaft në luftë. Tani është momenti që në mënyrë demokratike ta shprehim kënaqësinë tonë edhe pakënaqësinë. Demokracia nuk arrihet me stupc por me debat e argumente konstruktive”.
“S’do të ketë dhunë nëpër rrugë, kemi nevojë për qetësi. Skenarë të tjerë s’do të ketë”, është shprehur Veseli në konferencën për media pas seancës plenare.