Lajmet e fundit

Kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë se shtyrja e procedimit të Demarkacionit për një mbledhje tjetër është bërë me qëllim që të gjendet konsensus nacional.
Veseli këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku u shty procedimi i këtij projektligji për në Kuvend.
“Asgjë nuk ka të jashtëzakonshme. Çështja e demarkacionit është interes i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës përkrah BE-së dhe është një mesazh i qartë në drejtimin që do të ecë Kosova. Ka nevojë për një koncenus të gjerë nacional. Nuk është vetëm për liberalizimin e vizave por edhe një drejtim pozitiv i partneritetit të vendeve të NATO-s", tha ai.