Lajmet e fundit

Kyetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se demarkacioni i kufirt me Malin e Zi do të ratifikohet më 1 shtator.
Ai ka deklaruar se kjo është cështje e orientimit strategjik të vendit, ndaj është e paalternativë, njofton Klan Kosova.
"Demarkacioni duhet të votohet sepse është në interesin e vendit. Ai e forcon sovranitetin e vendit dhe paqen në rajon. Ai është duke marrë një pozicion vendimtar drejt orientimit të Kosovës. Pra kah do të shkojmë? Kah thonë miqtë tanë, apo në ndonjë rrugëtim tjetër. Kemi pasur një situatë në të cilën, ndoshta edhe vet presionet që po ndodhin nga opozita, për hir të situatës që ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve, që ka bërë që të shtyhet vednimi për demarkacionin".
"Ne duhet t'i kryejmë këto detyra - sa më parë, aq më mirë. Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, lidershipi i vendit, duhet të mendojë për qytetarët. Të gjithë deputetët më 1 shtator duhet ta votojnë demarkacionin. Unë e kuptoj anën emocionale që vjen nga padrejtësitë që na janë bërë. Por Kosova sot nuk është ajo e vitit 1913. Tani jemi vend i pavarur. Besoj shumë që deputetët e partnerit të koalcionit do të reflektojnë dhe do ta votojnë demarkacionin". /klankosova.tv