Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se bërë të ditur për të gjithë simpatizantët e këtij subjekti partiak, se tashmë ka një koncept dhe vizion të ri për të rinjtë e Kosovës.
Sipas tij, është Dekada e Dytë e Pavarësisë së Kosovës, ajo e cila iu dedikohet të rinjve, njofton Klan Kosova.
Prandaj dhe në një video të publikuar në llogarinë e tij në facebook, i pari i PDK-së, ka thënë se me Dekadën e Re do të përshpejtohet agjenda e integrimit europian:
''Dekada e Dytë e Pavarësisë së Kosovës do të jetë dekada e të rinjve. Dekada e lidershipit të tyre në sfidat e besimit - në veten dhe shtetin, në atë që jemi dhe çfarë përfaqësojmë; zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies, fuqizimit të demokracisë dhe përshpejtimit të agjendës së integrimit euro-atlantik. Ky është koncepti dhe vizioni i Partisë Demokratike për të rinjtë e Kosovës. #DekadaeRe''.