Lajmet e fundit

Kryetari i kuvendit dhe PDK-së, Kadri Veseli ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale: “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian".
Pas kësaj konference, Veseli ka thënë se dekada e re e Pavarësisë duhet të jetë dekadë e punëve të mëdha të përbashkëta, përcjell Klan Kosova.
“Është dekadë e shpresës, e nevojës për transformim të shpejtë ekonomik dhe për fuqizim të shtetit”.
“Është dekadë, në të cilën, secili dhe të gjithë, duhet të kemi më shumë besim dhe përkushtim për shtetin tonë të pavarur dhe Sovran”.