Lajmet e fundit

Kryekuvendari Kadri Veseli ka takuar sot Raportuesin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde.
Veseli e njohu mysafrin me zhvillimet në Kuvend, përkushtimin për zhvillimin e shtetit ligjor, transparencën dhe demokracinë parlamentare, si dhe me prioritet realizimin e agjendës kuvendore.
Nga ana tjetër, Conde foli për raportin e fundit kushtuar Kosovës, me theks në çështjet që i takojnë respektimit të komuniteteve, respektimin e vlerave të multietnicitetit dhe integrimin e komuniteteve në institucione.
“Republika e Kosovës ka dëshmuar se është vend i stabilitetit dhe paqes, respekton të drejtat e komuniteteve dhe është shembull në këtë drejtim për rajonin dhe më gjerë".
"Mirëpresim vlerësimin e këtyre të arriturave tona në Këshillin e Evropës duke e mbështetur Kosovën në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike”, theksoi i pari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Në takim u fol edhe për sistemin gjyqësor në Kosovë, tranmseton Klan Kosova.