Lajmet e fundit

Sot, para trupit gjykues në Hagë, në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës, ka dëshmuar ish-pjesëtari i UÇK-së Sejdi Veseli.
Ky tha se disa anëtarë të njësisë BIA kanë mbajtur pseudonime si “Vdekja” dhe “Tabuti”, derisa, sipas tij, kjo njësi ishte pjesë e pistë e historisë.
Kjo nga prokurori u konsiderua ndryshim i deklaratës që ky e kishte thënë në vitin 2019 në ZPS.
Sipas prokurorit, kur Veseli ishte pyetur për njësinë BIA, kishte deklaruar se në qoftë se ka kryekriminel e hajna në mesin tonë, atëherë i bie që njësiti është i keq.
Megjithatë, ky para trupit gjykues tha fjalë të mira për Salih Mustafën, derisa deklaroi se, sipas tij, në Zllash nuk ka pasur pikë ndalimi.