Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në nderim të 20 vjetorit të Epopesë së Vrrinit, ka vizituar familjet e heronjve të Kosovës, njofton Klan Kosova.
"Në nderim të 20 vjetorit të Epopesë së Vrrinit, sot vizitova familjet e heronjve të Kosovës, Xhevat Berisha dhe Agim Shala. Beteja e Vrrinit do të shënohet në faqet e lavdishme të historisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", ka shkruar në Facebook, Veseli.
Bashkë me kryetarin në fotografi shihet edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.