Lajmet e fundit

Kreu i Partisë Demokratiek të Kosovës Kadri Veseli, mbrëmë ka bërë iftar me miq të tij në Gjilan.
Në mesin e tyre edhe bashkëshortja e heroit të kombit, Agim Ramadani.
“Muaji i shenjtë na gjen duke vizituar miq dhe familje. Mbrëmë pata nderin të ndaj iftarin në Gjilan në mesin e miqve të shumtë"
" Posaçërisht u gëzova kur e pashë zonjën Shukrije Ramadani, bashkëshorten e shokut tonë të ndjerë, Heroit të Kombit, Agim Ramadani. Sakrifica e tij dje na frymëzon që ne sot të marrim vendime të guximshme për popull”, ka shkruar Veseli, transmeton Klan Kosova.