03.10.2015 · përditësuar para 3955 dite1 min lexim
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar kryetarin e Bundestagut të Gjermanisë, Norbert Lammert, me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit dhe bashkimit të Gjermanisë, njofton Klan Kosova.
“Rënia e Murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë, 25 vite më parë, shënuan në Evropë fitoren përfundimtare të lirisë mbi ideologjitë totalitare”.
“Kjo mundësoi që projekti i Evropës së lirë e të bashkuar të bëhet projekt i të gjithë popujve evropianë”.
“Liria dhe pavarësia e Kosovës janë vlera të këtij projekti madhështor”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Veseli.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.