Lajmet e fundit
Kryekuvendari ka kundërshtuar intervenimin e sigurimit të Kryeministrit Mustafa brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas gjuajtjes së Kryeministrit Mustafa nga deputetët e opozitës dhe ndërhyrjes së sigurimit të Mustafës.
Veseli ka kundërshtuar reagimin e sigurimit të kryeministrit duke thënë se askush nuk e ka të drejtën që t'i cënojë deputetët në kryerjen e detyrave të tyre, derisa e ka bërë të qartë se sigurimi i Kuvendit të Kosovës nuk ka reaguar në këtë rast.
"Lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, kur nga opozita u ndepre raportimi i Kryeministrit Isa Mustafa mbi marrëveshjet e 25 Gushtit të arritura Bruksel, ia bëjmë të qartë publikut se nga ana e personelit të sigurimit të Kuvendit të Kosovës nuk ka pasur asnjëlloj ndërhyrje në asnjë moment. Askush nuk ka të drejtë dhe nuk do të lejohet që të cënoj deputetët në kryerjen e fuksionit të tyre përfaqësues".