12.08.2016 · përditësuar para 3641 dite1 min lexim
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ruhet si “sytë e ballit”, në një intervistë për televizionin publik.
Sipas, tij është krenari për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj që zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do të rikonfirmojë në Prishtinë fuqizimin e raporteve mes dy vendeve.
Veseli ka thënë se vizita e Biden, është si një dhuratë për Kosovën nga një shtet mik i cili vazhdon t'i qëndrojë Kosovës afër dhe ta ndihmojë në të gjitha fushat.
Pritjet e Veselit Janë që Biden të japë mesazhe të qarta mbështetëse për shtetndërtimin e Kosovës dhe konsolidimit të saj.
Veseli foli edhe për çështjen e Demarkacionit. Ai tha se gjithçka do të marrë fund me datën një shtator, kur edhe do të ratifikohet marrëveshja për demarkim mes Kosovës e Malit të Zi nga Parlamenti i Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.