Lajmet e fundit

Kryekuvendari Kadri Veseli me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook iu ka uruar nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve fillimin e vitit të ri shkollor.
"1 shtatori është festë për fëmijët tanë. Lumturia në fytyrat e tyre është kriteri më i mirë për të vlerësuar punën e institucioneve tona shtetërore në shërbim të zhvillimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve" shkruan Veseli.
Ky i fundit më tej ka potencuar se duhet punuar në mënyrë që fëmijët nesër të kenë mundësinë të krenohen me prindërit e tyre si dhe të kenë se çfarë t`iu rrëfejnë fëmijëve të tyre, njofton Klan Kosova.