Piloti i Red Bullit, Max Verstappen e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, duke triumfuar në Grand Prixin e Bahrainit.
Kështu kampioni në fuqi i Formula 1 e nis me fitore stinorin e ri, duke qenë liderë që nga fillimi i garës e duke dominuar deri në fund. Këtë çmim holandezi e fiton për herë të parë në karrierën e tij.
Në vendin e dytë përfundoi piloti tjetër i Red Bullit, Sergio Perez, i cili pati një paraqitje fantastike.
Por, shfaqjen e sotme e vodhi piloti Fernando Alonso, i cili përfundoi në vendin e tretë.
Ndërkohë, piloti i Ferrarit Charles Leclerc dështoi të bëjë diçka, pasi u detyrua të largohet nga pista në mapën e 16-të, për shkak të një problemi teknik.
Vendin e pestë në podium e mbylli piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.