Max Verstappen edhe me një paraqitje dominuese ka arritur që ta fitoj garën për shpërblimin e madh të Spanjës.
Nga fillimi e deri në fund ai qëndroi në pozitën e parë dhe me shumë komoditet e kaloi vijën e finishit përcjell klankosova.tv.
Kështu ai e regjistron fitoren e 40 në Formula 1 me ekipin e Red Bull-it duke u bërë piloti me më së shumti fitore.
Verstappen e len pas vetes 4 herë kampionin e botës Sebastian Vettel që kishte 38 fitore me Red Bull-in.
Por në Spanjë befasoi për të mirë ekipi i Mercedes-it duke u rikthyer fuqishëm.
Ata e morën pozitën e dytë dhe të tretë.
7 herë kampioni i botës i ngjit si i dyti në podium.
Kurse garë të madhe bëri George Russell që nga pozita e 12 në fund doli i treti.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.