Edhe një herë tjetër kampioni aktual i botës Max Verstappen është treguar më i shpejti në shteg.
Kësaj radhe ai pati paraqitje tejet të mirë në kualifikimet e Sprint Shootout në Formula 1 në Belgjikë përcjell klankosova.tv.
Në kualifikimin e fundit holandezi e pati një betejë të fort me australianin Oscar Piastri dhe bolidin McLaren.
Por në tentimin e fundit Verstappen mori pole position me vetëm 11 të qindtat diferencë me Piastrin që mbeti i dyti.
Diferenca ishte minimale edhe me vendin e tretë pasi spanjolli Carlos Sainz ishte vetëm 25 të qindtat më i ngadalshëm.
Gara sprint në Belgjikë zhvillohet të shtunën në ora 16:30 dhe transmetohet në Artmotion.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.