Piloti holandez Max Verstappen ka qenë brilant duke fituar pozitën e parë startuese në shtegun Silverstone.
Në kualifikimet e garës për shpërblimin e madh të Britanisë ai e arriti pole position për herë të 5 rresht ndërsa të 7-ën këtë sezon përcjell klankosova.tv.
Megjithatë kampioni aktual i botës u sfidua fortë nga ekipi McLaren.
Verstappen e fitoi pozitën e parë startuese në tentimin e fundit.
Ndërsa shumë vëmendje mori ekipi McLaren që shkëlqeu në Silverston duke marr pozitat dy dhe tre.
Të dielën Lando Norris do të startoj pas Max Verstappen-it.
Kurse vendin e tretë e siguroi debutuesi në Formula 1, Oscar Piastri.
Gara për shpërblimin e madh të Britanisë zhvillohet të dielën nga ora 16:00 dhe transmetohet në Artmotion.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.