Piloti Max Verstappen do të startojë jashtë top 10 për Grand Prixin e Arabisë Saudite, për shkak të një problemi që hasi në makinën e tij.
Piloti i Red Bull raportoi një problem me makinën e tij në xhiron e dytë gjatë Q2, me bordet që shfaqnin humbje të fuqisë.
Siç merret vesh një problem i boshtit të makinës e bëri atë të largohej nga gara, transmeton Klankosova.tv.
Ai arriti të kthehej, por pas një pune të furishme në garazh ai doli nga makina dhe përfundoi garën e tij pesë minuta para.
Ndryshe Verstappen triumfoi në Grand Prixin e parë të këtij edicioni në Bahrein.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.