Piloti i Red Bullit në Formula 1, Max Verstappen ka vazhduar me avazin e njëjtë, duke triumfuar edhe në Grand Prixin e Britanisë.
Beteja për vendin e parë nuk ishte interesant, sa ishte për pozitën e dytë dhe të tretë, raporton Klankosova.tv.
Lando Norris i McLaren dhe Mercedesi i Lewis Hamiltonit bënë një luftë që nuk është parë moti në pistën e nxehtë të Britanisë.
Në fund Norris e mbajti vendin e dytë, teksa në podium doli edhe Hamiltoni, duke u bërë dy britanikët e parë për këtë shekull që e ndajnë skenën së bashku në Silverstone.
Në vendin e katërt u rendit piloti tjetër i McLaren, Oscar Piastri dhe në pozitën e pestë George Russell.
Norrisi e nisi garën në mënyrë fantastike duke e rrëmbyer vendin e parë, teksa Piastri ishte afër ta çonte holandezin në vendin e tretë, por piloti i Red Bullit reagoi mirë duke e marrë sërish epërsinë për të mos e lëshuar më deri në fund.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.