Kampioni aktual i botës Max Verstappen ka dal përsëri piloti më i shpejtë edhe ditën e shtunë.
Holandezi mori Pole Position në Sprint Shootout për garën e formatit Sprint që zhvillohet gjatë ditës së shtunë dhe transmetohet në platformën Artmotion përcjell klankosova,tv.
Verstappen e fitoi pozitën e parë startuese për Sprint duke arritur kohën prej 1.04.440.
Për gati gjysmë sekonde ai e la pas vetes kolegun e ekipit Sergio Perez/
Kurse në shtegun Spielberg paraqitje shumë të mirë pati McLaren që me pilotin e tyre Lando Norris regjistruan kohën e tretë më të shpejtë.
Po ashtu këtu befasoi edhe piloti i ekipit Haas, Kevin Magnusen që zuri vendin e katërt startues për Sprint.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.