Kampioni i botës në Formula 1 Max Verstappen ka arritur që të triumfoj në garën për shpërblimin e madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për më tepër ai edhe një herë tregoi dominim duke arritur tek fitorja e 13-të këtë sezon transmeton klankosova.tv.
Kjo e vendosë atë në mesin e pilotëve më të madhej të këtij sporti.
Para tij 13-të fitore brenda një sezoni i ka arritur vetëm legjenda Michael Schumacher dhe 4 herë kampioni i botës Sebastian Vettel.
Prandaj Max e ka mundësinë që në garën e radhës që zhvillohet në Meksikë me 30 tetor dhe transmetohet në platformën Artmotion të vendos rekord absolut.
Megjithatë nëse edhe në shtegun Hermanos Rodriguez nuk ia del, holandezi i ka edhe dy mundësi tjera në Brazil dhe Abu Dhabi.

Foto nga: motorsport.com
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.