Në mëngjesin e sotëm është zhvilluar gara e madhe e Japonisë në Formula 1, ku Max Verstappen doli triumfues.
Gara përfshiu fillim dramatik dhe tejkalime gjatë 53 xhirove të saj, ku kampioni i botës arriti t'i fitojë 26 pikë, pasi krahas vendit të parë siguroi edhe një pikë nga xhiro më e shpejtë.
Në vendin e dytë ishte anëtari tjetër i Red Bull, Sergio Perez, ndërsa në vendin e trete Carlos Sainz i Ferrarit.
Kjo ishte gara e katërt e sezonit, ndërsa e radhës do të zhvillohet më 21 prill në Kinë.
https://www.youtube.com/watch?v=Z3-IulIyBtU
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.