Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në Deçan, duke vështirësuar qarkullimin e lirë të qytetarëve.
Si pasojë e rrugëve të mbuluara nga uji, dhe në bazë të pamjeve të dërguara në redaksi të Klankosova.tv, një qytetar është detyruar të përdorë motor uji për të lëvizur.
Pos Deçanit, përmbytje u raportuan edhe në komuna të tjera të Kosovës, ku autoritetet lokale kanë bërë të ditur se ekipet emergjente janë në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.