Vërshimet lanë pa shtëpi klubin e Drenicës. Stadiumi u bë i papërdorshëm, ndërsa pasojat janë të mëdha.
Drejtori sportiv i Drenicës pohon se në këtë teren nuk ka mundësi të zhvillohet loja e futbollit. Në më pak se 3 javë fillojnë ndeshjet e Superligës.
Fatkeqësisht, për momentin Komuna nuk mund të bëjë ndonjë lëvizje. Drejtori për kulturë, rini e sport, thotë se trajtimet janë duke u bërë në bazë të prioriteteve.
Nga vërshimet është prekur edhe palestra Ilaz Kodra, ndonëse për dallim nga stadiumi, këtu dëmet janë shumë më të vogla.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.