Të paktën 42 persona kanë humbur jetën si dhe 21 të tjerë janë lënduar, si pasojë e përmbytjeve në provincën lindore të Indonezisë.
Zona e Sentanit e cila ndodhet pranë kryeqytetit provincial Jayapura është përballur me të reshura të mëdha të shiut, gjë që ka shkaktuar përmbysje, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Zëdhënësi i agjencisë për menaxhimin e fatkeqësive, Sutopo Purëo Nugroho, ka bërë të ditur se të paktën nëntë shtëpi si dhe dy ura janë dëmtuar nga përmbytjet.
Më shumë se 120 banorë janë duke u strehuar brenda zyrave qeveritare par shkak se shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga përmbytjet.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.