Lajmet e fundit

Pasditen e sotme Rahoveci dhe Malisheva janë përballur me vërshime të mëdha si pasojë e reshjeve të shiut.
Për shkak të reshjeve këto dy komuna kanë pasur vështirësi në komunikacion, njofton Klan Kosova.
Por, përveç vështirësive, vërshimet kanë shkaktuar edhe dëme në tokat bujqësore në këto vende që kanë më shumë të mbjella.
Një lexues i Klan Kosovës ka dërguar një video ku shihet ku shihet se uji me një intensitet të madh po vërshon në tokat bujqësore.