Lajmet e fundit

Më shumë se 20 persona e kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve që kanë ndodhur në Mianmar.
Moti i keq që po mbretëron në veri dhe perëndim të vendit ka çuar edhe në rrëshqitje të tokës kështu duke i bllokuar shumë njerëz në qytete dhe fshatra të largëta.
Raportohet se afro 150 mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre ose janë prekur nga ky moti i ligë.
Shi në këto anë pritet të bie edhe në ditët e ardhshme, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.