Lajmet e fundit

Reshjet e shumta të shiut shkaktuan vërshime në disa pjesë të fshatit Gllamnik të Podujevës.
Këto vërshime sipas banorëve po shkaktohen si pasojë e një ure të papërfunduar e cila gjendet në rrugën kryesore të fshatit.
“Shkaku ka qenë prishja dhe moskryerja e punimeve të urë”, thotë Mehmet Mehmeti banor i këtij fshati.
Ura në fjalë u bë problem që nga momenti kur filloi të ndërtohej, pasi punimet u neglizhuan nga kompania e kontraktuar, ndaj të cilës u ndërmorën edhe masa duke e shkëputur kontratën.
Kronikë nga Arjeta Sinani.
https://www.youtube.com/watch?v=ev5Rpk6iJvg