Lajmet e fundit

Nga reshjet e shumta të shiut që po ndodhin në vend nuk ngelën pa pësuar edhe shumë rajone në Kosovë.
Si pasojë e këtyre reshjeve vërshimet nuk munguan e që nuk mbeti hiq më mirë as Suhareka.
Madje nga vërshimet uji edhe është futur në shumë shtëpi e shumë lokale të banueshme, transmeton Klan Kosova.
Gjendje e rëndë vazhdon të jetë edhe në komuna të tjera të Kosovës, ndërsa Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se reshje do të ketë edhe gjatë ditëve në vazhdim, njofton Klan Kosova.