Lajmet e fundit

Nostalgjia për kohën e supermodeleve kurrë më parë nuk ka qenë më e madhe dhe duket që publikun “e ka marrë malli” për të parë supermodelet e viteve të 90’ta.
E Versace e ofroi pikërisht këtë.
Për dallim nga pasarelat e mbushura me modele të reja nën moshën 20 vjeçare, Versace dhe Piergiorgio zgjodhën që të tregojnë gra të bukura dhe të fuqishme, të të gjitha gjeneratave.
“Mosha nuk e cakton stilin, dhe pasarelat duhet të reflektojnë një vizion të së bukurës që nuk fokusohet vetëm tek rinia” ka shkruar Vogue për prezantimin e Versace.
Supermodelet si Crawford, Bruni, dhe Campbell, 51, 49, dhe 47 vjeçare respektivisht, kanë paraqitje të rralla nëpër pasarela.
E paraqitja e tyre në finalen e sfilatës së Versace, gjatë javës së modës në Milano, ishe mahnitëse, e fuqishme dhe tejet e bukur.
Kjo ishte realizuar nga Donatella Versace në kujtim të vëllait të saj Gianni Versace, në 20 vjetorin e vdekjes së tij.




















