Lajmet e fundit

Në pjesën veriore të Mitrovicës ka nisur protesta kundër vendimit për dënimin e liderit të Iniciativës Qytetare SDP Oliver Ivanoviq i cili u dënua me nëntë vjet burg për krime lufte të kryera në këtë qytet në vitin 1999.
Protestuesit mbanin në duar flamuj dhe pankarta në të cilat shkruane : "Liri për Oliverin", "Stop gjykime politike", dhe të tjera, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
Ivanoviq, i cili u dënua javën e kaluar u transferua të enjten nga arresti shtëpiakm në paraburgim gjyqësor pasi Gjykata e Apelit në Prishtinë pranoi ankesën e Prokurorisë.